Prokuroria Themelore e Pejës është duke e hetuar një megaskandal me diploma false në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, ku sipas rektoratit, nga 505 studentë, 503 nuk figurojnë në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë të këtyre institucioneve, raporton Zëri.