Për të krijuar një atmosferë romantike në dhomën tuaj të gjumit nuk është e nevojshme të ndërmerrni ndryshime të mëdha – nganjëherë, me fare pak përkushtim, mund të krijoni një hapësirë të këndshme për relaks.
Mbulesat e buta, shtretërit me tendë, apo llambadarët glamurozë, mjaftojnë të vëreni ndryshimin.
Për shembull, mbuloja dhe shtroja e shtratit duhet të jetë me ngjyra të ngrohta, ndërsa pranë shtratit mund të vendosnim një cohë/qilim.
Po ashtu, për të arritur efektin romantik, brenda dhomës mund të shtojmë vajra aromatike dhe qirinj, por pa e tepruar.
Një gjë tjetër, jo më pak e rëndësishme, është t’ju kujtojmë se, në dhomat e gjumit aparatet elektronike nuk kanë vend. Televizorët, telefonat celularë, vetëm sa do të shtojnë stresin dhe do të zvogëlojnë epshin tuaj.
Në vijim ju sjellim disa shembuj si mund ta rregulloni dhomën tuaj të gjumit. /NGJYRA.COM/