Projektuesi rumun, Stoica Mario, arkitekt në kompaninë Ezzo Design, ka bërë projektin e këtij interieri të mahnitshëm, i cili përjashton idenë e “uniformitetit” ndërsa krijon një sfond, jo thjesht një shtëpi.
Duke filluar nga një kombinim i artit antik me atë bashkëkohor, ai ka krijuar një interier, respektivisht një ambient të freskët dhe komfor.
Elementi kryesor i përdorur është druri, i cili së bashku me teksturën e përafërt, format dhe dritat, krijojnë një kompozim të mrekullueshëm të hapësirës.
Një ide interesante është edhe përdorimi i gypave të ujësjellësit, të cilët i ka shndërruar në raft të librave, apo shkallët që shfrytëzohen edhe si dollap. /NGJYRA.COM/