A keni vendosur se ku do të prisni ndërrimin e moteve. Nëse keni në plan të udhëtoni për festat e fundvitit, atëherë ueb-faqja e famshme e turizmit, Kayak.com, është përpjekur t’ju ndihmojë me një top-listë të vendeve më të kërkuara.
Duke i analizuar trendet e rezervimeve, bëhet e ditur se, këtë vit, destinacioni më i popullarizuar për të pritur Vitin e Ri 2016 është Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për dallim nga viti i kaluar, bëhet e ditur se – rezervimet për të festuar ndërrimin e moteve në këtë mega-qytet është rritur për 70% – ndërsa, një prej arsyeve thuhet të jetë, lirimi i çmimit të biletave të aeroplanit.
Është interesant fakti se, këtë vit, në këtë listë nuk gjenden dy qytete përherë të kërkuara për të festuar natën më të çmendur të vitit – New Yorku dhe Parisi. /NGJYRA.COM/
Ja destinacionet më të popullarizuara:
Dubai, EBA
Kartagjena, Kolumbi
Barcelonë, Spanjë
Reikjavik, Islandë
Tokio, Japoni