Kosova pësoi një tjetër disfatë në planin diplomatik dhe të njohjes ndërkombëtare, pasi rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Evropës për Kosovën, është miratuar pasditen e së enjtes së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia– mes të cilëve fuqizimi i rolit të UNMIK-ut, raporton TCH. Kjo është humbja e dytë e rëndë diplomatike pas asaj të disa muajve më parë. Kosova dështoi të merrte anëtarësimin në UNESCO, pas një lobimi të fortë të Rusisë dhe votës kundër të disa shteteve që e kishin njohur më parë pavarësinë e Kosovës.