Përqendrim maksimal na nevojitet kur dëshirojmë të dekorojmë dhomën e fjetjes, ndërsa veprimi i parë që duhet ndërmarrë është vendimit se – cila ngjyrë do të dominojë në këtë dhomë.
Por, çka ndodh nëse në mure dëshirojmë të aplikojmë një model apo dizajn të ndryshëm nga ngjyrosja e thjeshtë?
Psh. duke e ditur se dekorimi me tapeta daton që nga shekulli i 17-të, e të cilat edhe sot janë në qendër të vëmendjes nga dizajnerët më të njohur botëror, atëherë pse mos të provoni diçka të tillë, për të ndërruar dukjen e dhomës së fjetjes.
Megjithatë, nuk janë vetëm tapetat ato që mund të ndryshojnë dukjen e dhomës tuaj.
Në vijim ju sjellim disa dizajne të interierëve, të cilat mund t’ju inspirojnë se si ta dekoroni dhomën tuaj të fjetjes në mënyrë moderne dhe të përsosur. /NGJYRA.COM/