“Nuk është faji tek ti, tek unë është” – është fraza e njohur me të cilën meshkujt ndërpresin lidhjen.
Në vijim po japim listën e njëzet frazave të krisura të meshkujve.
1. Nuk jam tani për tani i gatshëm për të filluar lidhjen, mirëpo po të isha… ti do të ishe ajo me të cilën do të lidhesha!
Që do të thotë kështu: Akoma nuk jam i gatshëm të kaloj pjesën tjetër të jetës duke fjetur me një person, mirëpo po to isha, mbase ajo do të ishe ti.
2. Akoma ndiej dashuri për ty.
Që do të thotë: Vetëm se jo mjaft që të qëndroj me ty, mirëpo akoma të dashuroj.
3. Do të doja të mbeteshim miq dhe të vazhdonim të takoheshim.
Që do të thotë: Mund të më lidhësh me miken tënde të bukur kur të marrësh veten pas ndarjes sonë.
4. Aktualisht më duhet patjetër t’i përkushtohem (plotësojeni zbrazësinë: punës, fakultetit, Zotit…).
Që do të thotë: Mendoj që nuk do ta përballosh mirë ndarjen, mirëpo këtë patjetër do ta pranosh.
5. Po shkoj jashtë shtetit, mirëpo do të të paraqitem kur të kthehem.
Që do të thotë: Më duhet të ik nga ti sa më parë.
6. Ti je shumë më e mirë se unë!
Që do të thotë: Jam i sigurt që jam më i mirë se ti.
7. Jam shumë i kënaqur që të kam njohur, mirëpo mendoj që duhet të argëtohemi edhe me njerëz të tjerë.
Që do të thotë: Tashmë kam njohur dikë me të cilën do të doja të isha më shumë se me ty.
8. Frikësohem nga lidhjet.
Që do të thotë: Kam frikë të lidhem me ty për tërë jetën!
9. Kam ndjenjën që po ngufatem dhe kam nevojë për hapësirë.
Që do të thotë: Tashmë një kohë të gjatë të kam futur në jetën time dhe jam i gatshëm të të nxjerr nga jeta ime.
10. Njeriu i cili do të martohet me ty do të jetë një fatlum i vërtetë.
Që do të thotë: Shpresoj që ai fatlum të mos jem unë.
11. Mendoj që duhet të fillojmë të takohemi me njerëz të tjerë, pastaj të shohim se çka do të ndodhë.
Që do të thotë: Shumë herë fle me dikë tjetër, andaj vetëm sa po ta kumtoj këtë, para se të informohesh në ndonjë mënyrë tjetër.
12. Akoma dëshiroj të jem me ty, por do të doja të bëja një pauzë.
Që do të thotë: Do të doja të flija edhe me dikë tjetër, mirëpo nëse nuk gjej dikë tjetër, do të dëshiroja të të kisha pranë.
13. Kam shumë gjëra të cilat aktualisht duhet t’i bëj.
Që do të thotë: Problemi im kryesor është që nuk dëshiroj të jem me ty.
14. Po ndiej që më je më shumë si mike, se sa dashnore.
Që do të thotë: Nuk je më aq e ëmbël si kur kemi filluar të argëtohemi.
15. Thjesht kam nevojë për diç më shumë.
Që do të thotë: Nuk e di saktë se ç’është ajo që më nevojitet, mirëpo më është bërë monotone, prandaj kjo fjali tingëllon bindshëm.
16. Akoma nuk e kam marrë veten nga ndarja nga ish e dashura.
Që do të thotë: Ups. Kjo me siguri është e vërtetë.
17. Do të doja të ishim njohur vetëm pas pesë vjetësh.
Që do të thotë: Vërtet nuk jam aq i pjekur tani, mirëpo me siguri do të jem i tillë pas pesë vjetësh dhe atëherë do të jem dashnor apo bashkëshort i mrekullueshëm!
18. Ne jemi në faza tërësisht të ndryshme të jetës.
Që do të thotë: Unë ndodhem në fazën: dëshiroj të argëtohem, të pi, të fle me vajza të ndryshme, ndërkaq ti je në fazën: dua të rregullohem, pra këto dy faza nuk përputhen.
19. Të respektoj shumë.
Që do të thotë: Të lutem mos u thuaj mikeve tuaja që jam idiot, sepse mbase do të dëshiroja të argëtohesha me ndonjërën nga to.
20. Mendoj që jemi afruar shumë dhe shpejt.
Që do të thotë: Tmerrohem kur në banjë lë brushën tënde të dhëmbëve pranë simes.
/NGJYRA.COM/