Darwini nuk është i vetmi “baba i evolucionit”

A keni dëgjuar për Alfred Russel Wallace-n? Shumica besojnë që ai e ka formuluar frazën “prejardhja e llojit” në të cilën Charles Darwini e ka mbështetur teorinë e vet të evolucionit.

Ky shkencëtar i cili ka jetuar në shekullin XIX, ka zbuluar që ngjyra e lëkurës, lëkura apo pendlat e kafshëve kanë rol në vetëmbrojtjen e tyre, ndërkaq e ka pasur edhe hipotezën, më vonë të quajtur Efekti Wallace, për atë se si kanë evoluar llojet.

Puna e tij përfundimisht  u pranua me shënimin e njëqindvjetorit të vdekjes së tij në Muzeun Natyror në Londër.

Wallace dhe Darwini kanë shkruar artikullin mbi teorinë e selektimit natyror në vitin e hershëm 1858, përkatësisht një vit para se Darwini të ketë shkruar librin “Prejardhja e llojeve”.

Mirëpo, bashkëpunëtori i tij vetë e ka shpikur idenë e selektimit natyror dhe ka themeluar shkencën mbi biogjeografinë e evolucionit – studimi i shtrirjes gjeografike të bimëve dhe kafshëve.

Charles-Darwin-11111111

Ai ka ndikuar dukshëm në antropologjinë, madje edhe në epidemiologjinë dhe ka mbledhur mijëra lloje të panjohura më parë në Amerikën Jugore dhe Azi. Arritjet e tij, fatkeqësisht, kanë mbetur tërësisht në hije të Darwinit.

Alfred Russel Wallace, ka lindur më 1823. Jo vetëm që bashkë me Darwinin ka zbuluar procesin e evolucionit me selektim natyror, por me punën e tij u ka ndihmuar shkencave të shumta.

Puna e tij e parë në biogjeografinë evolucionare e ka bërë “baba” të kësaj fushe.

Veç kësaj, Wallace konsiderohet mbledhës i rëndësishëm dhe biolog i regjioneve tropikale në shekullin XIX.

Në shkurt 1858 ka qenë i sëmurë nga ethet në fshatin e largët Doding në Ishullin indonezian Halmaher, kur i lindi ideja mbi selektimin natyror.

origjina-specie-003

Sapo u këndell pak nga sëmundja, filloi të shkruante esenë e hollësishme, ndërsa  i dërgoi letër Charles Darwinit për të cilin ka ditur se ishte i interesuar për temën e evolucionit.

Ka kërkuar nga Darwini që esenë t’ia dorëzojë avokatit dhe gjeologut Charles Lyell, duke shpresuar se ai, me siguri, do të ndikojë që të botohet në ndonjë revistë prestigjioze.

Darwini në përgjigjen e tij nuk ka vënë në pah që ai shumë vite më parë ka zbuluar selektimin natyror.

Ai, në vend të kësaj, ka konsultuar miqtë e tij të ngushtë – pikërisht Lyellin dhe Joseph Dalton Hooker se ç’të bënte.

Ata vendosën që më mirë është që eseja e Wallacet të botohej bashkë me dy tekste të Darwinit lidhur me atë temë, madje edhe në mbledhjen e shoqërisë Linnean Society of London, më 1 korrik 1858. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply