The Dark Hedges janë një atraksion i popullarizuar turistik në Irlandën e Veriut, si dhe një destinacion i popullarizuar për fotografë, piktorë dhe për dasma.
Shumë vizitorë thonë se kjo rrugicë me shumë lisa ahu, të varguar anash saj është një nga rrugët më të bukura në botë.
Lisat e ahut janë mbjellë nga familja Stewart në shekullin e tetëmbëdhjetë, me qëllim që t’u bërë përshtypje mysafirëve që ia mësyjnë shtëpisë së tyre, Gracehill House. Dyqind vjet më vonë, lisat kanë krijuar një pamje tejet të bukur, e cila në ditët e sotme njihet si Dark Hedges, apo Mbrojtëset e Errëta.
Sipas legjendës lokale, në Dark Hedges është i përhumbur shpirti i “Zonjës së hirtë”, shërbëtores nga një shtëpi aty pranë, e cila kishte vdekur në rrethana të dyshimta. Të tjerë besojnë se Zonja e hirtë është shpirt nga varrezat aty pranë, i cili së bashku me shpirtrat e tjerë të vuajtur endet kësaj rruge.
Këtyre legjendave u kontribuon në mënyrë të konsiderueshme edhe zhurma e pandërprerë që e krijon era derisa përshkon kurorat e dendura të lisave të ahut. /NGJYRA.COM/