Rastet me të shpeshta të lidhjes mes çifteve kanë përafërsisht të njëjtën moshë, por ndodh kur njëri nga partnerët është dukshëm më i vjetër. Atëherë shtrohet pyetja se cilës, shumë njerëz janë përpjekur t’ia gjejnë përgjigjen: Sa është i durueshëm ky dallim moshe që lidhja mes partnerëve të zgjasë, të mos jetë vetëm një argëtim rasti.
Sa i përket një lidhjeje të shkurtër, vetëm sa për argëtim, këtu nuk ka gjë të keqe (sigurisht kur bëhet fjalë për persona të moshës madhore).
Kjo mund të zgjasë një kohë të shkurtër sepse ata e shohin se dallimet në moshë janë të patejkalueshme dhe ndahen. Asgjë e pazakonshme. Megjithatë, a mund të zgjasë vërtetë gjatë një lidhje e tillë dhe sa guxon të jetë i madh dallimi në moshë mes partnerëve?
Shumë thonë se ky dallim moshe mes partnerëve nuk guxon të jetë më i madh se 16 vjet. Për dikë kjo është shumë, e për më tepër vite, kjo vërtetë do të ishte problem. Sigurisht se për një kohë kjo mund të funksionojë bukur – ta zëmë, ajo është më e vjetër dhe me më përvojë, ai është i ri dhe mundet…
Por, pas një kohë kur ai ta ketë thithur përvojën e duhur, do ta kërkojë një partnere që ka moshë të ngjashme, interesimi të njëjtë dhe vitalitet.
Edhe një grua e ruajtur jashtëzakonisht, në moshën 50 vjeçare, nuk do të jetë si një femër 25 vjeçe. Apo e kundërta – ai është i vjetër dhe me përvojë, ajo e re, e papërvojë dhe mundet. Por, nëse ai është shumë më i vjetër këtu shtrohet çështje se deri kur mund të qëndrojë ai, dhe çfarë ndodh kur të dorëzohet – çfarë të bëjë me vajzën e re e cila ka nevoja të shumta të cilat ai, fizikisht, nuk është në gjendja t’ia plotësojë?
Ka përjashtime, ndonjëherë vërtetë funksionon dhe dallimi i madh në moshe i partnerëve, jo vetëm nuk e pengon lidhjen, por e bën atë që të funksionojë edhe më mirë.
Ndodh që partnerët me dallim të madh në moshë, të njihen si shpirtra binjak dhe që të tërhiqen edhe fizikisht dhe që të kenë një harmoni në planin emocional e shpirtëror- por kjo vërtetë është e rrallë. Në të shumtën e herëve këto lidhje zgjasin pak, njerëzit argëtohen një kohë, dhe ndahen.
Për këtë shkak, nëse dallimi në moshë mes partnerëve është më i madh se 16 vjet, keni të drejtë të shpresoni dhe të përpiqeni ta mbani lidhjen – por jini të vetëdijshëm se vështirë do ta keni të arrini sukses. /NGJYRA.COM/