Çudia gjeologjike – toka me shtatë ngjyra

Toka me shtatë ngjyra, është një regjion në afërsi të fshatit Chamarel, ndërsa kjo çudi gjeologjike njihet si pika më atraktive turistike në Republikën Mauritius.

Kjo tokë ka një sipërfaqe relativisht të vogël, rreth 7500 metra katrorë, ndërsa shtresat e saj përbëhen nga dunat ranore shtatëngjyrëshe.

Këto shtresa ranore janë krijuar nga bashkëdyzimi i shkëmbinjve vullkanik me argjilën, ndërsa dy elemente tjera përbërëse janë dhe hekuri e alumini – që dhurojnë ngjyrën e kuqe dhe atë vjollce.

Chamarel2

Nuancat e ndryshme të ngjyrave janë krijuar pas ftohjes së shkëmbinjve vullkanik nën ndikimin e temperaturave të jashtme – ndërsa, është interesant fakti se dheu shtresohet sipas ngjyrave.

Madje, edhe po të merrni një grusht dheu në dorë, do të fitoni një spektër ngjyrash.

Shkencëtarët ende nuk kanë arritur të zbulojnë në tërësi arsyen se përse dheu ranor i kësaj zone shtresohet asisoj, dhe as përse kjo tokë nuk pëson erozion përkundër shirave të shpeshta tropikale.

Chamarel6

Ky vend është shndërruar në atraksionin kryesor turistik në Republikën Mauritius qysh nga viti 1960, ndërsa turistëve nuk u lejohet të ngjiten në këto kodra shtatëngjyrëshe, por mund t’i shikojnë ato nga afërsia. /NGJYRA.COM/

Chamarel4 Chamarel3 Chamarel1 Chamarel7

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply