Përzgjedhja e problemeve të pazgjidhura shkencore është inspiruar nga artikulli “Ten Unsolved Mysteries”, të cilin, në revistën Scientific American e ka botuar fizikani dhe kimisti i famshëm anglez Philip Ball, redaktor i revistës Nature.
1. Nga kush u krijua jeta? (Biologjji)
Si filloi e gjitha? Çka vërtet ka ndodhur me të gjitha molekulat e zakonshme joorganike, të cilat janë bashkuar në grupin primordial? Si ka filluar të procedohet dhe të reprodukohet energjia – gjë që janë dy veti themelore të jetës?
2. Sa është masa e botës të cilën nuk e shohim” (Fizikë)
Materia e njohur përbën vetëm 4,6 për qind të masës së universit. E gjithë masa tjetër është diçka që akoma nuk mund ta shohim, ta masim dhe ta shpjegojmë.
3. Si ndikon ambienti në gjenet? (Gjenetikë)
Krijimi i fenotipit të caktuar nga gjenotipi i caktuar varet edhe nga interaksioni midis gjeneve dhe ambientit. Prandaj në ambiente të ndryshme nuk do të jenë të barabartë madje as binjakët me gjene plotësisht të njëjta. Mbase megjithatë janë? Ko pyetje sfidon shkencëtarët dhe opinionin që kur kemi ditur për madhërinë e tij – gjenin.
4. Si mendon truri? (Neuroshkenca)
Disa neurone në tru vazhdimisht gjenerojnë potencial aksioni, ndërsa disa gjithë kohës “heshtin”, ndërsa pastaj përnjëherë bëhen aktivë. Si e arrin gjithë këtë truri?
5. Sa elemente kimike ka? (Kimi)
A ka përkufizim për numrin e nukleoneve, të cilat mund të gjenden bashkë dhe të bëjnë një bërthamë atomi? Derisa kimistët zbulojnë elemente me numër gjithnjë e më të madh të elementeve atomike, shtrohet pyetja deri ku do të shkohet.
6. Çfarë mund të bëjnë nga karboni? (Nanoshkenca)
Karboni bën pjesë në gjithçka që është e gjallë. A mund të bëhen nga ai kompjuterët të cilët do të jenë të fuqishëm sikur qelizat e gjalla.
7. Si ta përdorim energjinë solare? (Materialet)
Të gjitha burimet e reja të energjisë së ripërtërishme të cilat deceniet e fundit hyjnë në përdorim kanë treguar disa kufizime. Energjia më e sigurt deri tani është Dielli, i cili është relativisht pak i shfrytëzuar edhe pse dita me diell shkencëtarët i rikujton për potencialin shumë të madh, të cilin energjia solare mund ta ofrojë.
8. Cila është mënyra më e mirë për t’u prodhuar bioarburantet? (Energjetikë)
Në vend të prodhimit konvencional joekologjik të karburanteve të fosileve, përse nuk do t’i kishim lënë bimët të depozitojnë energjinë e diellit në vend tonin, dhe atëherë t’i shndërrojmë bimët në karburante? Megjithatë, shfrytëzimi i burimeve përsosmërisht të mira të ushqimit për prodhimin e karburanteve mbase nuk është edhe qasja më e mirë ndaj këtij problemi. Njëra ndër përgjigjet mund të jetë shfrytëzimi i burimeve më pak vitale të formave të biomasës.
9. Si të vazhdohet jeta? (Mjekësi)
A është e mjaftueshme që për të pasur jetë të gjatë të hamë ushqimin me antioksidantë dhe të ruajmë strukturat qelizore nga radikalet e lira? Cilat gjene ndikojnë në jetëgjatësinë? Edhe krahas jetës së shëndetshme dhe të disiplinuar në ushqim, qelizat e organizmit pashmangshëm plaken. Çfarë po bën shkenca që të gjejë eliksirin e jetës?
10. Si përcjellin vazhdimisht kiminë e trupit të njeriut? (Biokimi)
Organizmi ynë është një laborator kompleks në të cilin vazhdimisht zhvillohen mijëra reaksione. Disa kombinime kimike shpërbëhen, të tjerat sintetizohen, disa dalin nga trupi ynë, ndërkaq disa depozitohen në qeliza të caktuara. Si do të ishte kur në çdo moment të mund t’i përcjellim të gjitha këto procese të komplikuara kimike dhe të masim nivelet e kombinimeve të ndryshme në kohë reale? /NGJYRA.COM/