Buzëqeshja, receta magjike për shëndetin tonë

Fytyrat e mrrolura përplot me probleme janë pamjet më të shpeshta që i shohim në rrugë, zyre, por edhe kur e shikojmë veten në pasqyrë. Ekspertët pa reshtur këshillojnë që të buzëqeshim, sepse  – sipas tyre – edhe një buzëqeshje e vogël mund të ndryshojë disponimin tonë.

Sipas shkencëtarëve, edhe një buzëqeshje e vetme, qoftë ajo e shkurtër apo edhe false, në trurin tonë dërgon impulse që na bëjnë më të qetë dhe më të lumtur gjatë gjithë ditës.

Megjithatë, njerëzit shpesh i shmangën kësaj këshille, raporton revista “Health & Fitness”.

buzeqeshja333

Nëse vërtetë duam që të ndjehemi më mirë, por edhe të kemi shëndet më të mirë, shkencëtarët këshillojnë që duhet bërë përpjekje për të “detyruar” fytyrën tonë të buzëqeshë.

Hulumtimet e fundit të shkencëtarëve në SHBA kanë konstatuar se buzëqeshja zvogëlon stresin dhe ngadalëson të rrahurat e zemrës – andaj, shihet si pjesë e domosdoshme për një jetë të lumtur. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply