Natyra e mrekullueshme na inspiron me mrekullitë e saj mahnitëse. Ekzistojnë qendra të ndryshme luksoze banjash, por më emocionuese janë ato që gjenden në mjedise natyrore. Që nga kohët e hershme historike, burimet e nxehta dhe banjat natyrore i kanë tërhequr njerëzit për t’u çlodhur. Në vijim ju sjellim dhjetë qendrat e preferuara dhe rekomanduara prej nesh.
10. Therme Vals, Vals, Zvicër
Therme Vals, është një banjë elegante me ujë të nxehtë e rrethuar me male, akullnaja dhe lumenj. Pjesa e brendshme e saj është e zbukuruar shumë pak – guri dhe ndriçimi i lehtë e bëjnë larjen në ujin e ngrohtë e të shëndetshëm të kësaj banje shumë intime dhe relaksuese.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Kjo është një hapësirë e qetë dhe private, sepse hotelet e kufizojnë numrin e mysafirëve. Ajo është e rrethuar me natyrë të mahnitshme dhe ka cilësi zvicerane.
9. Banja Gastein, Austri
Kjo qendër e mrekullueshme banje gjendet në qytetin Gastein, në Alpet austriake, e cila njihet edhe si qendër e popullarizuar skijimi. Banjat dhe pishinat mbushen me ujë të freskët nga burimet e nxehta që rrjedhin nga malet.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Shërbimi është fantastik, natyra e bukur, tretmanet në banjë janë relaksuese.
8. Onsen, Japoni
Burimi i nxehtë Onsen ka një traditë të gjatë në Japoni. Për shkak të aktiviteteve vullkanike, burime të ujit të nxehtë mund të gjinden kudo në këtë vend. Ka lloje të shumta të burimeve të nxehta – të brendshme dhe të jashtme – të cilat përdoren gjatë gjithë vitit. Madje edhe majmunët Macaca i përdorin ato për t’u larë gjatë dimrit.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Onseni ofron një përvojë të mirëfilltë japoneze.
7. Banja e Gellerit, Budapest, Hungari
Ky kompleks i shkëlqyer është ndërtuar midis viteve 1912-1918. Në të ka banja me ujë të nxehtë dhe pishina të brendshme e të jashtme në natyrë. Banjat termale janë të mbushura me ujë të nxehtë mineral nga burimet në Kodrën Gellert, e cila është e pasur me minerale të dobishme për shëndetin.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Në të ka shërbime të shumëllojshme dhe objekte të ndryshme me arkitekturë hitorike.
6. Gadishulli Mornington, Viktoria, Australi
Në këtë kompleks të hijshëm, i cili gjendet vetëm 90 minuta larg nga Melburni, ka objekte të ndryshme mahnitëse. Pishinat me ujë të nxehtë mineral, banjat, saunat e ndryshme dhe masazhet sigurojë relaksim maksimal. Po ashtu, ambienti natyror përreth është i paimagjinueshëm.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Shërbimet janë të shkëlqyera, burimet e ujit të nxehtë, restaurantet, veraritë, kurset e golfit dhe aktivitetet tjera të shumta ofrohen në këtë kompleks.
5. Banjat romake, Bath, Angli
Qyteti u bë qendër banje, rreth vitit 60 të erës sonë, kur romakët kishin sjellë në këtë vend traditën e tyre të banjave. Kompleksi i tanishëm është ndërtuar në vitin 1897. Banjat janë të mbushura me ujë nga burimet e nxehta. Sot ajo shërben si muze dhe qendër banje.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Ky është një vend me të vërtetë interesant dhe me mjaft të papritura.
4. Laguna e kaltër, Grindavík, Islandë
Islanda ka shumë aktiviteteve vullkanike dhe nëntokësore, gejzerë dhe gjëra të tjera të mrekullueshme. Laguna e kaltër është një qendër banje, e cila furnizohet me ujë nga burimet e nxehta që janë të pasura me minerale të dobishme. Qendra gjendet vetëm 40 minuta larg nga Rejkjaviku.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Objektet dhe shërbimet janë të shkëlqyeshme në këtë qendër me ujë të nxehtë natyral.
3. Saturnia, Toskanë, Itali
Burimet e nxehta natyrore të Saturnias janë shfrytëzuar që në kohët e lashta. Sipas legjendës, burimet ishin krijuar nga rrufetë që Jupiteri i zemëruar i kishte hedhur në përpjekje për ta goditur Saturnin. Ai e kishte huqur atë dhe nga rrufeja ishte krijuar qendra e banjës natyrore.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Uji ka temperaturë optimale (37.5 °C) dhe është i pasur me minerale të dobishme, pamjet dhe ambienti përreth janë të mrekullueshme.
2. Pamukkale, Provinca Denizli,Turqi
E njohur edhe si Kalaja e Pambukut, ky vend me famë botërore është i mbrojtur nga UNESCO dhe pëlqehet shumë nga vizitorët. Tarracat poroze përmbyten nga uji i nxehtë, i cili është i pasur me minerale të dobishme për shëndetin.Pamukkale është shfrytëzuar si banjë për shekuj me radhë.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Ky vend është i këndshëm për t’u larë dhe shumë piktoresk.
1. Banja e Gjashtë Shqisave, Mabada, Jordan
Ky kompleks i veçuar gjendet pikërisht nën ujëvarën e burimit të ujit të nxehtë, që derdhet në pishinë. Këtu, burimet e ftohta dhe të nxehta janë përdorur nga mbretëreshat dhe mbretërit që nga kohët biblike. Oaza e shkretëtirës gjendet vetëm 30 minuta larg nga Deti i Vdekur.
Pse ia vlen ta vizitoni?
Në këtë qendër luksosë banje, me vlera historike, tretmanet janë fantastike, ambenti përreth është i mrekullueshëm. /NGJYRA.COM/