Një bunar në Abhaneri të Indisë, i cili përbëhet nga 3.500 shkallë të ngushta që depërtojnë 35 metra në brendi të tokës, është një prej bunarëve më të thellë të këtij lloji në botë.
Bunari njihet me emrin Chand Baori, ndërsa temperatura në fund të tij është 6 gradë Celsius më e ulët se temperatura në maje të tij.
Gjatë sezonit të shirave bunari mbushet me ujë gati deri në maje.
Për shkak se bunari është i rrethuar ngado me shkallët – njerëzit mund t’i qasen atij nga tri anë.
Bunari është i vjetër rreth 1.200 vjet, ndërsa është ndërtuar nga gurët e errët vullkanik. /NGJYRA.COM/