Brigitte Bardot, foto-historia e sirenës franceze

[break] [break_title] 1952 | Debutimi në kinematografi [/break_title]

Brigitte Bardot1

Pas një karriere premtuese si balerinë dhe modele, Bardot (e lindur në Paris më 28 shtator 1934) hyri në botën e kinematografisë në vitin 1952, duke debutuar në filmin “Le Trou Normand”.Foto: Everett Collection/Rex

[/break] [break] [break_title] 1952 | Martesa e parë [/break_title]

Brigitte Bardot2

Regjisori Roger Vadim i kishte parë fotografitë e Bardot kur ajo kishte qenë e re dhe kishte pritur derisa i mbushi 18 vjet për tu martuar me të në kishën Passy të Parisit, në dhjetor të vitit 1952. Foto: RDA/Getty Images

[/break] [break] [break_title] 1953 | Bashkë me Kirkun [/break_title]

Brigitte Bardot3

Në vitin 1953 Bardot u paraqit në filmin “Un Acte D’amour”, krah për krah me aktorin Kirk Douglas. Në këtë foto ajo shihet bashkë me Kirk në plazh, gjatë Festivalit të 6-të të filmit në Kanë. Foto: Sipa Press/Rex

[/break] [break] [break_title] 1955 | Në kohën e famës [/break_title]

Brigitte Bardot4

Kjo fotografi është realizuar në vitin 1955, kur fama e saj si aktore por dhe bukuroshe kishte marrë dhenë jo vetëm në Francë. Foto: Express/Getty Images

[/break] [break] [break_title] 1955 | Pjesë e filmit “Doctor at Sea [/break_title]

Brigitte Bardot5

Në vitin 1955, Bardot shkoi në Angli për të realizuar filmin “Doctor at Sea”. Foto: ITV/Rex

[/break] [break] [break_title] 1955 | “La Lumière D’en Face [/break_title]

Brigitte Bardot7

Bardot gjatë xhirimeve të filmit “La Lumière D’en Face”, në fund të vitit 1955 – pak para se të bente depërtimin e madh botëror. Foto: Sunset Boulevard

[/break] [break] [break_title] 1956 | Bashkë me mjeshtrin Pablo Picasso [/break_title]

Brigitte Bardot8

Brigitte Bardot shikon mjeshtrin e pikturës Pablo Picasso derisa punon në studion e tij në Vallauris, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, në vitin 1956. Foto: RDA/Getty Images

[/break] [break] [break_title] 1956 | Në filmin e bashkëshortit [/break_title]

Brigitte Bardot9

Bashkëshorti i saj, Roger Vadim, në vitin 1956 e angazhoi Bardot për herë të në një film të tij dhe atë në filmin “Et Dieu…Crea La Femme”  – që i dha famës së saj edhe një shtytje të madhe. Foto: Allstar

[/break] [break] [break_title] 1957 | Marrja e epitetit “Seksi kotele” [/break_title]

Brigitte Bardot10

Filmat e Bardot  (këtu shihet në filmin e vitit 1957 “La Parisienne”) vazhdojnë të sjellin epshe seksi, ndaj dhe i dhanë asaj epitetin “seksi kotele” gjatë viteve në vijim. Foto: Allstar

[/break] [break] [break_title] 1958 | E ndjekur nga paparacët [/break_title]

Brigitte Bardot11

Reporterët dhe paparacët mbulonin secilin hap që bënte Bardot. Në këtë foto të vitit 1958, Brigitte mëson të kalerojë për filmin “La femme et le pantin”. Foto: Yves Manciet/Sipa/Rex

[/break] [break] [break_title] 1958 | Në qendër të vëmendjes  [/break_title]

Brigitte Bardot12

Në fund të vitit 1958është realizuar fotografia e saj e famshme në resortin Cortina d’Ampezzo, në Itali. Foto: Bettmann

[/break] [break] [break_title] 1959 | Viti i madh [/break_title]

Brigitte Bardot13

Ylli i madh Bardot gjatë xhirimeve të filmit, “Babette s’en va-t-en guerre ”, në vitin 1959. Ky ishte një vit i madh për të. Foto: Sipa/Rex

[/break] [break] [break_title] 1959 | Fotografitë emblematike [/break_title]

Brigitte Bardot14

Fotografi Sam Levin ishte një instrument që ka krijuar imazhin e Bardot. Ai kishte realizuar një foto-sesion të quajtur “TowelSession”, në vitin 1959. Ndërkaq, Simone de Beauvoir shkroi eseun e famshëm, të cilën e titulloi: “Brigitte Bardot dhe Sindromi Lolita”. Foto: Sam Levin/Allstar

[/break] [break] [break_title] 1959 | Martesa e sërishme [/break_title]

Brigitte Bardot15

Pasi ishte divorcuar me Vadim, në vitin 1957, Bardot u martua sërish në vitin 1959, kësaj radhe me aktorin Jacques Charrier. Ajo qëndroi ne martesë më të deri në vitin 1962. Foto: Gamma-Rapho/GI

[/break] [break] [break_title] 1960 | Lindja e Nicolas [/break_title]

Brigitte Bardot16

Më 11 janar 1960 ai lindi fëmijën e saj të vetëm, Nicolas. Në foto shihet duke e përkundur atë në apartamentin e saj në Paris. Foto: AP

[/break] [break] [break_title] ‘60-70 | Bardot muzikante [/break_title]

Brigitte Bardot17

Bardot e adhuronte muzikën, kështu gjatë viteve të ’60-ta dhe të ’70-ta, ajo bëri disa incizime. Këtu shihet duke luajtur kitarë në Saint-Tropez. Foto: Dalmas/Rex

[/break] [break] [break_title] 1962| Në filmin “Le Repos du Guerrier” [/break_title]

Brigitte Bardot18

Gjatë xhirimit të filmit “Le Repos du Guerrier”, me regji të Roger Vadim, në shkurt të vitit 1962. Foto: Sygma/Corbis

[/break] [break] [break_title] 1963| Në filmin “Le Mepris” [/break_title]

Brigitte Bardot19

Brigitte Bardot dhe Michel Piccoli në filmin “Le Mepris”, me regji të Jean-Luc Godard, në vitin 1963. Foto: Nana Productions/REX

[/break] [break] [break_title] 1963| Popullariteti në Londër [/break_title]

Brigitte Bardot20

Kurrë më e popullarizuar, Bardot gjatë vizitës në Londër, në tetor 1963. Foto: Henri Bureau/ Corbis

[/break] [break] [break_title] 1965| Nominimi Bafta [/break_title]

Brigitte Bardot21

Bardot nominohet për çmimin Bafta si aktore më e mirë e huaj për rolin e saj në filmin “Viva Maria!”. Këtu shihet në një skenë gjatë xhirimit të këtij filmi, 1965. Foto: Ralph Crane/Getty Images

[/break] [break] [break_title] 1966| Martesa e tretë [/break_title]

Brigitte Bardot22

Bardot në vitin 1966 u martua me Gunter Sachs, martesë kjo që zgjati tre vjet. Në këtë foto Bardot shihet në Saint-Tropez – në gusht 1967, bashkë me Johnny Hallyday. Foto: Jean-Pierre Bonnotte/Gamma-Rapho

[/break] [break] [break_title] 1968| Foto-sesioni në Spanjë [/break_title]

Brigitte Bardot23

Fotografi Terry O’Neill realizoi një sesion fotografish me Bardot në vitin 1968, gjatë xhirimit të filmit uestern Shalako.

[/break] [break] [break_title] 1968| Fotografi Sean Connery [/break_title]

Brigitte Bardot24

Edhe një foto e O’Neill, ku shihet aktori legjendar Sean Connery duke e fotografuar Bardot. Kjo është hera e parë kur ata ishin takuar. Foto: Terry O’Neill/Getty Images

[/break] [break] [break_title] 1973| Lamtumirë kinematografi [/break_title]

Brigitte Bardot25

Me kalimin e viteve, interesimi i Bardot për kinematografi filloi të bie dhe në vitin 1973 u shfaqën dy filmat e saj të fundit. Në këtë foto Bardot shihet në një skenë të nxehtë me Jane Birkin, në filmin e Roger Vadimit, “Don Juan ou Si Don Juan était une femme”. Foto: Sunset Boulevard/Corbis

[/break] [break] [break_title] 1992| Martesa e katërt [/break_title]

Brigitte Bardot27

Në vitin 1992, Bernard d’Ormale u bë bashkëshorti i katërt me radhë dhe i fundit i Bardot. Bernard ishte aktivist i lartë i Frontit Nacinal në Francë, djathtistëve të përbetuar – ndërsa kishte arritur të indoktrinonte edhe aktorën e famshme. Në këtë foto ata shihen duke dalë nga një gjykatë në Paris, pas padisë së ushtruar ndaj aktores nga një organizatë anti-raciste, e cila e akuzoi atë për komente raciste ndaj muslimanëve e homoseksualëve në librin e saj ‘A Cry in Silence’. Foto: Charles Platiau/Reuters/Corbis

[/break] [break] [break_title] 2001|Mbrojtja e kafshëve [/break_title]

Brigitte Bardot26

Për katër dekada me radhë, Bardot tërë energjinë e saj ia kushtoi mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Në këtë foto ajo shihet në një strehimore të qenve në Paris, të cilën e kishte financuar. Foto: Charly Hel/Prestige/GI

[/break] [break] [break_title] 2008 – |Tërheqja nga jeta publike [/break_title]

Brigitte Bardot28

Gjatë viteve 1997-2008, Bardot pati pesë gjykime në Francë për shkak të komenteve të saj raciste si dhe rreth prodhimit të ushqimit hallall – duke e cilësuar si industri të vrazhdë. Ajo është akuzuar për nxitje të urrjetjes – ndërsa, për këto deklarata pagoi gjoba të majme. Në vitin 2008, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo u tërhoq nga jeta publike. Kjo fotografi është realizuar në vitin 2008, një nga paraqitjet e fundit të saj në publik. Foto: AFP/Getty Images. /NGJYRA.COM/

[/break]

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply