Agjencia suedeze, “Adolfsson & Partners”, ka dizajnuar zyrat e “Candy Crush Saga”, në Stokholm, të cilat i përshtaten për mrekulli koloritit të lojës, të zhvilluar nga “King society”.
Zyrat e “King…”, janë të ndara në dy kate, ndërsa janë dizajnuar sipas lojave të zhvilluara nga kjo kompani, të inspiruara nga universi, peizazhet dhe karakteret e lojës.
Dizajnerët kanë potencuar se qëllimi i tyre ishte të krijonin një pejzazh kreativ të zyrave që do të ishin në harmoni me frymën që bartë kompania King – një vend magjik dhe argëtues, që me një fjalë mund të quhet dhe mbretëri.
Brenda objektit ndodhen dhe hapësirat për pritjen e vizitorëve, të cilat po ashtu janë përplot kolorit dhe personazhe nga bota e lojërave. /NGJYRA.COM/