Braktisja e fëmijëve nga prindërit vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në Kosovë, ndonëse çdo vit numri i të braktisurve ka shënuar rënie. Por, problem më i madh mbetet vendosja e fëmijëve të braktisur në strehimore të duhur, ka raportuar koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).