Artistja nga Malajzia, Hong Yi, e njohur për veprat e saj artistike “Ushqimi në pjatë”, kësaj radhe vjen me një cikël veprash artistike, për realizimin e të cilave ka shfrytëzuar vetëm gjethet dhe petalet e luleve.
Me anë të këtij materiali natyror, ajo ka portretizuar për mrekulli botën e shpezëve – bashkë me ngjyrat që e karakterizojnë atë.
Se sa është e bukur loja e saj artistike mund të shihni në fotogalerinë që po ua prezantojmë në vijim. /NGJYRA.COM/