Bankat nga Wallstreet dhe multimiliarderët janë çuar peshë për të blerë ujin dhe fabrikat për përpunimin e këtij lëngu magjik anekënd botës, duke u shndërruar kësisoj në pronarë, apo thënë ndryshe – “baronë të ujit”.
Kontrollin mbi ujin po e synojnë dhe konsolidojnë disa nga mega-bankat botërore si, Goldman Sachs, JP Morgan Chase, Citigroup, UBS, Deutsche Bank, Credit Suisse, Macquarie Bank, Barclays Bank, the Blackstone Group, Allianz dhe HSBC Bank.
Ndërkaq pasanikët e famshëm si, T. Boone Pickens, pastaj ish-presidenti amerikan George Bush dhe familja e tij, Li Ka-shing nga Hong Kongu, Manuel V. Pangilinan nga Filipinet etj., po blejnë sipërfaqe të tokës që posedojnë liqene, ku përfshihet dhe e drejta për shfrytëzimin e ujit, pastaj fabrikat për përpunimin e ujit, aksionet në kompanitë për përpunimin e ujit, etj.
Brengosës është fakti se, përderisa këta baronë po e blejnë ujin anëmbanë botës, qeveritë e atyre shteteve ku ata kanë investuar po përpiqen t’i kufizojnë qytetarët e vetë të sigurojnë ujin e nevojshëm.
Dihet botërisht rasti i Gary Harrington, nga shteti federal amerikan Oregon, të cilit pushteti ia ka ndaluar mbledhjen e ujit të shirave nga tri pellgjet që gjenden në token e tij private. Ndaj tij është ngritur padia ndërsa është dënuar me 30 ditë burg.
Ekspertët e parashohin si të pandalshëm privatizimin e ujit dhe të infrastrukturës ujore, pasi që shumë shtete të vogla dhe ato federale janë të ballafaquara me rënie të të hyrave dhe kufizime në buxhet – andaj nuk mund të bartin përgjegjësinë për mirëmbajtjen apo dhe për riparimin e uzinave vetjake për përpunimin e ujit.
Miliarderët dhe bankat nga Wallstreet këtë rast e kanë pritur që shumë vjet. Në vitet e fundit ata kanë mbledhur aq shumë para për privatizimin e ujësjellësve dhe ndërmarrjeve komunale anembanë botës, sa që tashmë është e pamundur që kjo gjë të ndalohet – ka raportuar shkenëtari i pavarur hulumtues Jo-Shing Yang për ueb-faqen “Global Research”. /NGJYRA.COM/