William Morris, poet, romacier dhe dizajner anglez, dikur e kishte përshkruar Biburyn si “fshatin më të bukur në Angli” – ndërsa këtë konstatim të tij me vonë e patën konfirmuar edhe shumë figura të çmuara, që e kishin vizituar këtë vendbanim të vogël.
Madje, Bibury sot konsiderohet një prej fshatrave më të bukura dhe më piktoreske në botë, dhe jo vetëm në Angli.
Në qendër të fshatit, në sheshin e Shën Marisë, ndodhet një kishë e vjetër anglo-saksone, ndërsa përreth saj atraksioni kryesor turistik Arlington Row, një grup shtëpish të vjetra që datojnë që nga shekulli i 16-të.
Henry Ford ndërkaq, e kishte përshkruar këtë fshat si ikonë të Anglisë, ndërsa po këto shtëpi konsiderohen si shtëpitë më të fotografuara dhe më të bukura në Angli. /NGJYRA.COM/