Banff është një qytet i ngritur në Parkun Kombëtar në Alberta të Kanadasë, i cili është i rrethuar me peizazh të mahnitshëm malor.
Qyteti Banff është një atraksion i popullarizuar turistik, me shumë vende piktoreske, ndërsa ofron aktivitete të ndryshme për turistët, përfshirë këtu aplinizmin, skitarinë e çiklizmin.
Në bulevardin kryesor, që është zemra e qytetit, ka kafene të shumta, restorante, dyqane dhe muze.
Rruga kryesore karakterizohet me arkitekturë historike, interesante për t’u eksploruar, ndërsa i gjithë qyteti ofron pamje shumë romantike.
Ky qytet është një destinacion i popullarizuar për turistët gjatë gjithë vitit. Njëjtë si vera, edhe dimri këtu është mjaft i butë dhe piktoresk. /NGJYRA.COM/