Band-e Amir është një zinxhir i gjashtë liqeneve të thella me ngjyrë të kaltër që gjenden në maje të bjeshkëve Hindu Kush në Afganistan. Liqenet e mahnitshëm janë krijuar nga ujërat e pasura me minerale, që dalin nga thellësia mes shkëmbinjëve.
Përmbajtja e lartë e mineraleve ndërkaq, bën që uji i liqeneve të ketë ngjyra të ndryshme.
Nga të gjashtë liqenet, Band-e Panir është me i vogli, me gjatësi rreth 100 metra. Liqeni më i madh është Band-e Zulfiqar, i gjatë rreth 6.5 km, ndërsa liqeni më i qasshëm dhe më i famshëm është Band-e-Haibat.
Parku Band-e-Amir është destinacion i popullarizuar për turistët që nga vitet 1950-ta, mirëpo për shkak të jostabilitetit politik, që me vite të tëra po e ndjek këtë pjesë të botës, turizmi kurrë nuk ka mundur të lulëzojë.
Në vitin 2009, këto liqene janë shpallur park kombëtar si dhe janë vënë nën mbrotjetjen e UNESCO-s si trashëgimi botërore. /NGJYRA.COM/