Personat e famshëm jemi mësuar t’i shohim shpesh në lidhje me persona gjithashtu të famshëm. Por, edhe në këtë përbërje ka përjashtime.
Madje, një përjashtim është shumë i veçantë. Ai është Andre Balazs, pronar i “Andre Balazs Properties” që në pronësi ka shumë hotele e prona të ndryshme në mbarë SHBA-të.
Balazs është një “djalosh” beqar, 57-vjeç, i cili prapa vetes ka një listë të gjatë të të dashurave të famshme.
Pasaniku amerikan lidhjet e tij me femrat VIP i nisi më 2004 me aktoren e famshme Uma Thurman. Lidhja e tyre zgjati deri më 2007 kur përfundimisht i thanë lamtumirë njëri-tjetrit.
Si duket, Balazs u mësua më jetën prej një të famshmi dhe kështu nisi sërish një lidhje me një tjetër femër të famshme. Kësaj radhe me shoqen e Jennifer Aniston, Chelsea Handler, më 2011. Lidhja e tyre u përshkua me ndarje e bashkime të shpeshta, derisa nuk i dhanë fund përfundimisht më 2013.
Por, lista e të dashurave të tij të famshme nuk përfundon këtu. Balazs thuhet të ketë qenë në lidhje edhe me dy prej aktoreve shumë të famshme, Renee Zellweger e Sharon Stone. Kjo informatë ka qarkulluar vazhdimisht si thashetheme, mirëpo asnjëherë nuk është mohuar nga ‘subjektet’ në fjalë.
Veç tyre, Balazs raportohet të ketë pasur një lidhje romantike edhe me bukuroshen tjetër holivudiane, Cameron Diaz, sikurse edhe me rokeren Courtney Love.
E në këtë listë të të dashurave të tij të famshme nuk bën assesi të harrojmë edhe dy bukuroshet tjera të modës, Daphne Guinness dhe Naomi Campbell.
Para se të bënte bujë perandoria e tij hoteliere dhe ajo e restoranteve, në vitet e 80-ta – aktualisht ka tetë hotele nëpër botë të frekuentuara nga shumë të famshëm – Balazs ka qenë i martuar me trashëgimtaren e agjencisë së modeleve “Eileen Ford”, Katie Ford, lidhje e cila përfundoi më kur Balazs nisi lidhjen me Thurmanin, ani pse ende ishte i martuar.
E tash, kur Balazs u mendua se do i linte rehat të famshmet, ai ia ka vënë syrin Kylie Minguet, bukuroshes australiane, që, megjithëse 46-vjeçe, me sharmin dhe bukurinë e saj vazhdon të reflektojë pozitivisht ngado që shfaqet. /NGJYRA.COM/