Sigurisht se keni dëgjuar për fotografin Dave Engledow, i cili u bë i njohur në mbarë botën me fotografitë simpatike që i kishte realizuar bashkë me të bijën e tij – e të cilat ia kishin dhënë epitetin e “babait më të mirë në botë”.
Sidoqoftë, Engledow, edhe pse u bë i njohur botërisht, nuk e ka ndërmend të ndalet. Përmes fotografive të përpunuara, ai vazhdon të publikojë në rrjetet sociale gjithë ato aventurat e mahnitshme që po i kalon me të bijën e tij.
Inspirimi i Engledow ka lindur mu në ato momente kur ka lindur bija e tij, Alice Bee, në dhjetor të vitit 2010, dhe që nga ajo kohë ai vazhdon të dokumentojë jetën e tyre të përbashkët.
Për më shumë kënaquni me fotogalerinë në vijim, me skenat komike – ku shfaqet babai i humbur dhe i përgjumur dhe vajza e tij simpatike dhe shumë aktive.
Dhe, natyrisht, duhet të keni parasysh se, fotografitë janë përpunuar në photoshop. /NGJYRA.COM/