Avebury, rrethi më i madh në botë prej guri

Pesë mijë vjet i vjetër, pak i njohur por shumë mbresëlënës rrethi prej guri, Avenbury që gjendet vetëm 32 km nga Stonehenge është një nga monumentet neolitike  të ruajtura më së miri në Evropë dhe rrethi më i madh prej guri në botë.

Ndonëse deri në ditët e sotme kanë mbijetuar vetëm 76 prej tyre, historianët dhe arkeologët besojnë se dikur në këtë rreth kanë qenë të ngritur vertikalisht deri në 600 blloqe guri.

Avebury-12

Megjithë shkatërrimin e një numri të tyre nga romakët, dhe më vonë nga popujt e krishterë si fyerje për paganët, Avebury ende vazhdon të jetë një nga lokacionet arkeologjike të këtij lloji të ruajtura më së miri.

Ky vend i shenjtë pagan, për qëllimin e vërtetët të ndëtimit të të cilit dihet shumë pak, përbëhet nga shtresa e jashtme dhe ajo e brendshme e blloqeve prej guri, të cilat janë të vendosura në mënyrë të tillë që t’i shpiejnë besimtarët drejt qendrës së rrethit.

Avebury-8

Këta gurë gjigantë janë një destinacion i popullarizuar turistik dhe një vend ku mblidhen  neopaganët. /NGJYRA.COM/

OLYMPUS DIGITAL CAMERA Avebury-6 Avebury-5 Avebury-4 Avebury-3 OLYMPUS DIGITAL CAMERA K910426 Avebury-2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply