Ave Maria Grotto është një park i madhësisë prej 16,000 m2, që gjendet në Cullman të Alabamas, ku ndodhen 125 riprodhime në miniaturë të ndërtesave dhe vendeve më të shenjta katolike.
Ky vend, që po ashtu njihet dhe me emrin “Jerusalemi në miniaturë”, është ndërtuar nga Joseph Zoettl (1878-1961), një murg benediktin– ndërsa aty gjenden Varka e Noas, Kulla e Babelit, Bazilika e Shën Pjetrit, Statuja e Lirisë, Kopshtet e Varura të Babilonisë etj.
Zoettl kaloi 50 vjet të jetës së tij duke i riprodhuar këto ndërtesa të famshme në miniaturë, shumica prej të cilave janë struktura fetare – ndërsa, ai ishte ndihmuar nga njerëzit të shumë vendeve të botës të cilët ishin mahnitur me punën e tij – e të cilit i kishin dërguar materialet e nevojshme për realizimin e këtij projekti unik. /NGJYRA.COM/