“China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.“Ndërtimi i kësaj lidhjeje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018”, ka deklaruar presidenti kësaj kompanie, Yan Jiehe, në një konferencë për shtyp në Pekin.