Atakama, shkretëtira e lulëzuar

Në gjithë botën nuk ekziston asnjë vend tjetër i thatë siç është shkretëtira Atakama në Kili, dhe sërish, madje edhe ajo nganjëherë të shndërrohet në oazë magjepsëse, qilim natyror i thurur nga më shumë se qindra lloje unike të luleve.

Klima në Atakama është aq e ashpër sa që është shënuar periudha prej 400 vjetësh që në të nuk ka rënë asnjë pikë e vetme shiu.

Atacama777

Në kushtet normale, në tërë rajonin bie më pak se 12 mm shi në vit. Mirëpo kur ndodhin reshje të bollshme, dhe kur uji nëpër thatësirën e plasaritur të tokës gjen rrugën deri te farat e luleve të cilat me vite fshihen nga dielli i zjarrtë – Atakama bëhet përplot jetë me qindra e mijëra lule, miliona insekte dhe mijëra zvarranikësh dhe zogjsh.

Shkretëtira në lulëzim (Shkretëtira e lulëzuar)  është ngjarje natyrore e cila shfaqet në disa shkretëtira të botës, ndërkaq njëra ndër to, mbase më e njohura, është Atakama e cila gjendet në veri të Kilit.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ngjarja klimaterike është e lidhur me El Niñon e cila përfshin ngrohjen e rrymave detare pranë bregdetit, gjë që çon deri te shtimi i reshjeve. Por, sa u përket luleve, këtu lulëzojnë rreth 200 lloje nga të cilat shumica janë endemike (nuk mund të gjenden askund tjetër në botë).

Llojet e ndryshme të luleve rriten në pjesë të ndryshme të shkretëtirës, ndërkaq kulmin e tyre të rritjes e përjetojnë midis muajve shtator dhe nëntor. /NGJYRA.COM/

atacama6666 atacama333 atacama555 atacama444

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply