Në Parkun Arkeologjik Siponto, në Foggia të Italisë, artisti Edoardo Tresoldi ka risjell në jetë një ndërtesë të tërë antike, në madhësinë e saj orgjinale – dhe atë vetëm nëpërmjet rrjetës metalike.
E quajtur “Basilica di Siponto”, skulptura e përkohshme risjell në jetë stilin antik të arkitekturës në këtë qytet liman, duke ua mundësuar vizitorëve të eksplorojnë dhe të bashkëveprojnë me historinë e kësaj zone.
Gjatë natës ndërkaq, instalacioni nga telat e rrjetëzuar, është i ndriçuar në mënyrë mahnitëse, duke iu ofruar vizitorëve një përjetim krejtësisht tjetër të kësaj godine dhe ngrehinave rreth saj. /NGJYRA.COM/