Ky artist i jashtëzakonshëm i rrugës, i filmuar nga CanalOfficialTV – një kanal rumun në Youtube – e dëshmon fare qartë se për të krijuar një vepër arti, respektivisht pikturë, nuk nevojiten brushat.
Mjafton të përdorni gishtat dhe shuplakat e dorës dhe fare lehtë mund të krijoni një pikturë të mrekullueshme. Megjithatë, duhet pranuar se kërkohet goxha talent për këtë punë…
Në vijim ju sjellim kryeveprën e këtij artisti, të cilën e realizoi për më pak se 10 minuta. /NGJYRA.COM/