Ngjyrat, lapsat, kanavacet… të gjitha këto mjete janë të domosdoshme për të krijuar një vepër artistike. Apo, ndoshta dhe jo. Në ditët e sotme, arti krijohet kudo dhe me çkado – mjafton pak kreativitet dhe, natyrisht, prirje artistike… e këto nuk i mungojnë një të riu japonez.
Artisti japonez, Shinrashinge, po e mahnitë botën me artin e tij. Ai kalon orë të tëra, madje dhe ditë, për të realizuar vepra artistike me hirin e cigarës. Dhe, përderisa duhani është i dëmshëm, arti i këtij të riu është vërtetë mbresëlënës.
Shinrashinge përdor hirin e cigarës dhe duhanin si ngjyrë, për të realizuar portrete të njerëzve të famshëm dhe ato të personazheve televizive.
Krahas veprave e krijuara në hirin e duhanit, Shinrashinge është i njohur edhe për artin që krijon në bukë, pemë dhe kudo që i jepet mundësia. Se për çfarë artisti bëhet fjalë, shikoni në vijim. /NGJYRA.COM/