Arti i rrugës në të shumtën e rasteve i jep një pamje tjetër një këndi të caktuar të qytetit – duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të turistëve.
Nëpërmjet artit të tillë, një lagje e shëmtuar mund të marrë një pamje interesante – ndërsa, nëpërmjet këtij arti barten edhe porosi të caktuara.
Aspekti më i vështirë i krijimit të artit të rrugës – siç mund të shihni në fotografitë që e shoqërojnë këtë shkrim – është fakti se ky art duhet të përshtatet me lokacionin e caktuar apo dhe rrethanave të caktuara, zakonisht të përkohshme.
Nuk mjafton vetëm të krijoni një vepër arti momentale – por dhe të shfrytëzoni imagjinatën dhe kreativitetin në maksimum.
Madje, dhe në vendet më të zymta – siç janë ndërtesat e vjetra, ngrehinat, tunelet, metrotë… – artistët janë në gjendje të krijojnë vepra arti që na bëjnë të qeshim por dhe të mendojmë.
Në vjim ju sjellim disa vepra artisitike të mahnitshme të artit rrugor – që krijojnë interaktivitet të paparë me ambientin që i rrethon. /NGJYRA.COM/