Fotografi nga Londra, Carl Warner ka bërë emër në botë falë ushqimit. Jo si konsumues i tij, e as si kuzhinier – por nëpërmjet artit unikat që krijon nga copat dhe grimcat e ushimit.
Warner ka krijuar peizazhe të mahnitshme të natyrës – që duken aq reale, duke kombinuar bukën, produktet e bylmetit, pemët, perimet, produktet e mishit…
Ai, bashkë me ekipin e tij – pos tjerash, kanë krijuar dhe kopje të veprave më të mëdha arkitektonike në botë, siç janë Taxh Mahalli, Muri i Madh kinez, piramidat e Egjiptit, etj.
Megjithatë, në veprat e tij nuk mungojnë as qeniet njerëzore, siç janë drejtuesit e gondolave, kaubojët apo dhe panoramat e qyteteve të njohura.
Shijoni artin e tij në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/