Vizatimi është një prej arteve më madhështore në botë. Tipet e këtij lloji të artit dallojnë – ndërsa vizatimi me lëngje të derdhura është vërtetë unikat.
Artistja e njohur me nofkën, Vivi Mac, ka bërë emër në botë me vizatimet mu të këtij lloji – pra, me substancat e lëngshme të derdhura mbi sipërfaqe të ndryshme.
Ajo krijon portrete të pabesueeshme të figurave historike, të njerëzve të shoubiznesit, por dhe peizazhe interesante – duke përdorur substanca të lëngshme të derdhura mbi sipërfaqe, siç janë; kafja, qumështi, salcat, respektivisht ushqimet e ndryshme, apo dhe substancat në formë të pluhurit, si sheqeri, mielli etj.
Se çfarë është në gjendje të krijojë kjo artiste mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim, ku kemi përzgjedhur disa nga punimet e tij. /NGJYRA.COM/