Artisti nga Singapori, Ivan Hoo, është bërë i njohur në botë me vizatimit e tij mbi materialet e drurit – të cilat duken jashtëzakonisht realiste. Ai e përdorë drurin për shkak të teskturave natyrale dhe vetive për të pranuar ngjyrën.
Hoo përdor lapsat dhe ngjyrat e pastelit për të krijuar vizatime të pabesueshme, siç janë kafja e derdhur, letra e zhubrosur, vezët e thyera…, që ofrojnë një dimension, respektivisht ndjenjë, shumë reale.
Vite me parë, Hoo kishte filluar të bënte portrete mbi lendë drusore, por, me kalimin e kohës, ai e ndryshoi në tërësi konceptin e tij. Ai dëshironte të krijonte vizatime më realiste dhe “veprime” që vërtetë do të mund të ndodhnin mbi një copë druri.
Natyrisht, Hoo nuk gaboi – sepse, sapo publikoi punimet e tij në internet, ato morën dhenë, ndërsa atij ia shtua vetëbesimi dhe motivimi për të vazhduar më punën e tij unikate artistike.
Hoo nuk e ka ndërmend të ndalet, ndërsa për ju kemi përzgjedhur disa nga punimet e tij më të bukura. Kënaquni! /NGJYRA.COM/