Bruno Catalano është një skulptor francez, i cili u bë i njohur në botë me skulpturat dhe figurat e tij – që karakterizohen me copat e munguara. Puna e tij e dikurshme si marinar, i ka shërbyer Brunos si inspirim, për të krijuar këto vepra të mahnitshme.
Këto skulptura të artistit francez, duken sikur të ishin vepër e iluzionistëve. Të lidhura ngushtë me temën universale të udhëtimit – ato sikur zhduken ngadalë në etër, para se të arrijnë në destinacionin final.
Kush e di? Ndoshta ato tashmë kanë arritur në destinacionin final, dhe për këtë arsye edhe po veniten.
Skulpturat e tyre, që janë vendosur në shumë qytete të botës, janë mbresëlënëse ndërsa nxisin brenda jush dëshirën për t’i plotësuar zbrazëtirat e tyre. Dhe, mu kjo është ajo që kërkohet nga arti i mirë. /NGJYRA.COM/