Kush thotë se frutat dhe perimet nuk mund të shërbejnë si objekte për të krijuar art? Do ta ndryshoni mendimin sapo të shihni se çfarë veprash kanë krijuar artistët e ndryshëm botëror në kokrrat e shalqirit.
Dhe, përderisa për të krijuar një vepër artistike kërkohen mjete të shtrenjta, shalqiri është i lirë, lehtë i manovrueshëm, dhe e gjitha që ju duhet është të keni dell për art dhe përkushtim. Madje, tashmë ekzistojnë edhe festivale ndërkombëtare për këtë lloj të artit.
Në vijim ju sjellim një koleksion të veprave artistike që janë krijuar me gdhendje mbi shalqinj në pjesë të ndryshme të botës. Se për çfarë bëhet fjalë, shikojeni foto-galerinë në vijim. /NGJYRA.COM/