Shumica e njerëzve e dijnë fare mirë se për çfarë shërbejnë krueset dhëmbësh (rrëmojsat), por ka dhe të tillë – njerëz kreativë, që nuk pajtohen me këtë gjë…
Disa artistë i shfrytëzojnë krueset dhëmbësh për të krijuar vepra të mahnitshme arti.
Të durueshëm, kreativë dhe me imagjinatë të bujshme, ata ngjesin me ngjitës druri krueset – një nga një, deri në krijimin e një kryevepre.
Se çfarë kanë krijuar këta artistë duke punuar me javë, muaj, e vite të tëra, mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/