Lexojeni këtë tekst dhe mësoni a do të mund të përballeni me gjendjen në të cilën ndodheni, sepse nevojat tuaja seksuale janë të ndryshme. Dikush ka nevojë për më pak kohë, ndërsa dikush për më shumë kohë në mënyrë që të jetë krejtësisht i gatshëm për marrëdhënie intime.
A janë reale pritjet tuaja?
Nëse sapo keni hyrë në marrëdhënie intime dhe nëse ndjenjat dhe hulumtimet tuaja të kënaqësive seksuale janë plotësisht të freskëta, nuk është aspak e pazakontë nëse bëni seks më rrallë seç e keni pritur.
Disa njerëz kanë nevojë për më shumë kohë në mënyrë që t’i përshtaten partnerit, gjë që nuk është edhe aq gjë e keqe. Me njohjen e ngadaltë të njëri-tjetrit fizikisht bëheni më të relaksuar.
Pos kësaj, jeta “ideale” seksuale nuk matet me numrin e marrëdhënieve seksuale të cilat i keni, por me cilësinë e tyre.
Shmangni mendimet negative
Mos mendoni menjëherë se si shkaktar i situatës negative të partnerit tuaj është që ai dëshiron t’ju braktisë. Nëse në gjërat e tjera sjellja e tij/saj nuk ka ndryshuar, atëherë shkaktari i gjendjes shpirtërore me siguri është diku tjetër.
Kush thotë që çdo javë duhet patjetër të plotësojmë bonusin seksual, sepse në të kundërtën kinse nuk është në rregull? Të gjithë jemi të ndryshëm, andaj asgjë nuk është e mbrapshtë nëse një muaj kënaqemi duke bërë seks, ndërkaq në muajin tjetër jo.
Nganjëherë problemi qëndron tek personi i cili ka dëshirë tepër të madhe për seks.
Ndihet mirë partneri/partnerja juaj?
Në vend që të hidhëroheni për shkak të seksit të paktë, më mirë tregoni pak mirëkuptim dhe kujdes për partnerin/partneren tuaj. A është e (i) lodhur, nën stres për shkak të punëve, apo është duke marrë ndonjë ilaç?
Të gjitha këto mund të ndikojnë në gatishmërinë për seks, andaj është shumë me rëndësi t’i ofroni përkrahje. Nëse i bëni presion për ta bindur partnerin/partneren për seks, kur nuk e dëshiron, do të bëheni egoist, dhe kështu edhe më negativisht do të ndikoni në ndjenjat e tij/saj.
Si të përballeni
Bisedoni me të dhe përpiquni të mos i bëni presion. Biseda duhet të jetë e qetë dhe e kujdesshme, pa kritika të tepërta, sepse vetëm kështu do të zbuloni përse po ndodhin këto ndryshime aktuale.
Me forca dhe me durim të përbashkët mund t’i përballoni shkaqet e gjendjes së tillë. Nëse ju duket që shumë pak po bëni seks, akoma keni kohë të masturboni. Përse jo? Është krejtësisht normale, legale dhe gjë e mirë për ju.
Nëse gjërat pas një kohe nuk ndryshojnë, atëherë është mirë që bashkërisht të shkoni në këshillimore bashkëshortësh, te terapeuti psiko-seksual apo madhe edhe te mjeku.
Nëse kundërshton bisedën partneri/partnerja, vazhdimisht është indiferente ndaj jush dhe nuk dëshiron të shkojë në këshillimore, atëherë gjërat nuk janë edhe aq mirë, mirëpo megjithatë përpiquni të konstatoni nëse kundërshtimi për të shkuar te eksperti është sepse ai/ajo mendon se çdo gjë është në rregull, apo mbase ndjenjat ndaj jush janë ftohur. /NGJYRA.COM/