Dizajnerët nga kompania “h2o Architects”, kanë realizuar interierin e një apartamenti modern në Menuires. Ideja dhe kërkesa kryesore ishte – rritja e sipërfaqes së qëndrimit ditor, pa modifikuar ndonjë prej elementeve strukturore apo mbështetëse.
Po ashtu atyre u ishte kërkuar të krijonin hapësirë për 2 banja në vend të një, dhe të mbahej numri i njëjtë i shtretërve: 8 shtretër në 55 m2.
Për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën, arkitektët vendosën ta përmbysin perspektivën; duke mos i përshtatur mobiliet me apartamentin, por apartamentin me mobiliet.
Një kurbë e madhe prej druri përshkon tërë sipërfaqen e sheshtë. Rreth saj janë mbledhur të gjitha funksionet themelore të shtëpisë, duke krijuar një hapësirë të madhe të lirë kah dritaret, që ofrojnë pamje panoramike drejt maleve.
Kjo pjesë përfshin: hapësirën e magazinimit, njësitë e mbivendosura të gjumit, këndin për lexim, kuzhinën dhe banjën (shpinë për shpine).
Janë mobilet ato që e strukturojnë hapësirën, ndërkaq perdet mundësojnë intimitet më të madh rreth njësive të fjetjes. /NGJYRA.COM/