Anija më e madhe në botë, të cilën e vë në lëvizje energjia diellore

Ms Tûranor PlanetSolar është anije të cilën në tërësi e vë në lëvizje energjia diellore, anije më e madhe e këtij lloji deri tani.

Anija e cila njëherë tashmë e ka udhëtuar nëpër detet botërore (2010), dhe ka hyrë në Librin Guines të rekordeve si anija e parë diellore e cila e ka bërë këtë udhëtim deri tani, ndërkaq tre vjet më vonë (2013) ka thyer rekordin e vet, sërish ka udhëtuar nëpër botë për 4 ditë më shpejt se udhëtimi i parë – për udhëtimin prej 5.310 kilometra i janë nevojitur gjithsej 22 ditë.

PlanetSolar5

Tûranor PlanetSolar ka treguar që është e mundshme të udhëtohet nëpër botë për një kohë kaq të shkurtër, pa përdorim të karburanteve të dëmshme fosilesh të cilat kanë potencial të shkatërrojnë tërë ekosistemin në det.

“PlanetSolar dëshiron të tregojë që mund t’i ndryshojmë gjërat, që zgjidhjet ekzistojnë dhe nuk është bërë akoma vonë. Gjeneratat e ardhshme na shikojnë neve, zgjedhjet tona do të shënojnë të ardhmen e njerëzimit”, kanë deklaruar krijuesit e anijes.

DCIM100GOPRO

Idenë e anijes diellore e ka dhënë Raphael Domjan, më vitin 2004, ndërkaq Planet Solar, 31 metra i gjatë, e cila mund të marrë 50 udhëtarë, është zbuluar në vitin 2010 në Gjermani. E kanë dizajnuar zviceranët dhe ka kushtuar 26 milionë dollarë.

Për më pak se tre vjet lundrim pesë herë është regjistruar në Librin e rekordeve të Guinessit, duke përfshirë udhëtimin më të gjatë rreth botës, kalimi më i shpejtë i oqeanit Atlantik dhe i Detit Jugor Kinez. /NGJYRA.COM/

PlanetSolar7 PlanetSolar6 PlanetSolar8 PlanetSolar4 PlanetSolar1 PlanetSolar2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply