Anija “Allure of the Seas”, mbretëresha e deteve

Anija kroçiere “Allure of the Seas” pronë e “Royal Caribbean International”, bashkë me anijën tjetër simotër “Oasis of the Seas”, është anija më e gjatë, respektivisht më e madhe në botë.

Kjo anije super-luksoze, e gjatë 362 metra, është një mega-hotel në ujë, që mund të zë 5,400 deri në 6,296 pasagjerë – ndërsa ofron mundësinë e lundrimit në të gjitha detet e botës.

Aquatheater

Kjo anije në fakt është një mini-qytet mbi ujë. Aty gjenden pishinat e mëdha që ofrojnë të gjitha llojet e sporteve ujore, pastaj, një qendër e madhe tregtare, si dhe të gjitha aktivitetet tjera argëtuese që ofron një hotel luksoz.

Për akomodimin e pasagjerëve anija ofron 2.700 dhoma, ndërsa në shërbim të tyre janë rreth 3.000 pjesëtarë të ekuipazhit.

Për turistët fatlumë që lundrojnë me këtë anije, në dispozicion janë 16 kuverta, ndërsa anija është e ndarë në shtatë lagje, ku secila prej tyre është ideuar për moshat e caktuara.

Allure of the Seas 0005

Ndërtimi i kësaj super-anije ka kushtuar 1.2 miliardë dollarë, ndërsa ajo është lëshuar në qarkullim, në vitin 2009.

“Allure of the Seas” peshon 225,282 tonë; është e gjatë 362 metra; e lartë 72 metra (mbi ujë), ndërsa është e gjerë mbi 60 metra. Ajo lundron me shpejtësi prej 37.4 km/h. /NGJYRA.COM/

Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Adagio Restaurant Allure of the Seas 0006 Allure of the Seas 0007 Amber Theater Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Allure of the Seas 0014 Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Allure of the Seas passes The Great Belt Bridge, Denmark. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Allure of the Seas passes The Great Belt Bridge, Denmark.

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply