Jo shumë larg nga Stirlingu, qyteti më i madh në Skoci, gjendet një kalim rreth 300 metra i gjatë dhe 30 metra i thellë e i ngushtë, i njohur si “Amvona e Djallit”.
Ky vend i rrezikshëm ku mund të arrihet vetëm përmes shkallëve të pjerrta të rrëshqitshme (shkallët e Jakobit) mund të vizitohet vetëm nën shoqërimin e guidave turistike, ndërsa turneu nëpër kalim përfshinë notin në lumin e akullt, ecjen nëpër shkëmbinjë të rrëshqitshëm dhe kalimin nëpër shumë pengesa natyrore.
Mjafton të shihet vetëm një imazh për ta pasur të qartë se pse ky vend është quajtur “Amvona e Djallit”.
Shkëmbinjë e lartë të mbuluar me myshk bllokojnë dritën, ndërsa toka e kuqërremtë dhe lumi në pjesën e poshtme janë të mbushur me drunjë dhe degë të thata. /NGJYRA.COM/