Thuhet se paketimi (ambalazhi) është kombinim i shkencës, teknologjisë dhe artit – ndërsa, duhet pranuar se – me kalimin e viteve, produkti final është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm.
Fillimisht, i ideuar dhe konceptuar si mjet për të ruajtur produktin final dhe për të mundësuar transportin e sigurt të tij, ambalazhi në ditët e sotme është shndërruar në diçka krejt tjetër – në një arenë të re e të dashur për artistët.
Ambalazhi sot luan rol të madh në shitjen e produkteve – sepse ka ndikim të jashtëzakonshëm në përcaktimin e konsumatorëve se cilin produkt do të blejnë.
Ai përçon një mesazh të caktuar te konsumatori, e udhëzon atë, e argëton, e bën të lumtur, por edhe mund ta dëshpërojë atë, nëse është ambalazh jo i duhur apo dhe i gabuar.
Po ashtu, kemi ambalazhe që me kalimin e kohës tregojnë datën e skadencës të produktit, sepse ndërrojnë ngjyrë – apo dhe të tillë që ndihmojnë në konsumimin e produktit të caktuar, që përndryshe do të kërkonte të kishim me vete pajisje specifike, si ato të kuzhinës.
Sidoqoftë, të shohim në vijim një kompilacion të ambalazheve të përzgjedhura nga ueb-faqet e specializuara të dizajnit – si ambalazhe më kreative të produkteve. /NGJYRA.COM/