Jeta e yjeve të kinematografisë, qofshin ata të gjinisë mashkullore apo asaj femërore, nuk është e lehtë. Të fitosh një rol në film kërkon sakrifica të llojeve të ndryshme, në mesin e të cilave – të kesh fizikusin adekuat.
Kështu, për t’iu përshtatur rolit sa më mirë, realizuesit e filmit kërkojnë nga aktori/aktorja të humbasin peshë, respektivisht të shtojnë peshë/muskuj – varësisht se cilin yll të kinematografisë ata kanë përzgjedhur për një rol të caktuar.
Në vijim ju sjellim disa aktorë/aktore që është dashur të punojnë goxha shumë me peshën e tyre – për të arritur standardet që kërkoheshin për të luajtur një rol të caktuar në film. /NGJYRA.COM/
Bradley Cooper ka shtuar rreth 20 kg muskuj për të luajtur në filmin “American Sniper”.
Joseph Gordon-Levitt po ashtu ka shtuar masën e muskujve për filmin “Don Jon’s Addiction”.
Mark Wahlberg është djersitur goxha mirë derisa ka shtuar masën e muskujve për rolin e bodibilderit në filmin “Pain & Gain”.
Jared Leto ka mbajtur një regjim të fortë diete, për rolin e transeksualit në filmin “The Dallas Buyer’s Club”.
Ryan Reynolds ka ndërtuar trupin e tij për filmin “Blade: Trinity”.
Natalie Portman humbi rreth 10 kg peshë për rolin e balerinës në filmin “Black Swan”.
Colin Farrell punoi serozisht në fizikusin e tij për filmin “Dead Man Down”.
Robert Downey Jr. ndërtoi muskujt e trupit për filmin “Iron Man 2”.
Chris Hemsworth po ashtu shtoi masën e muskujve për të luajtur në “Thor”.
Jason Momoa ka punuar në fizikus për filmin “Conan the Barbarian”.
Tom Hanks i gjorë humbi mbi 22 kg për rolin e tij në filmin “Cast Away”.
Charlize Theron shtoi peshë për rolin e saj në filmin “Monster”.
Will Smith nuk e pati të lehtë, punoi me zell në ndërtimin e muskujve për të luajtur rolin e boksierit të famshëm Muhammad Ali në filmin “Ali”.
Russell Crowe shtoi rreth 30 kg peshë për filmin “Body of Lies”.
Renee Zellweger madje dy herë shtoi peshë, për të luajtur rolin e saj në filmat “Bridget Jones’s Diary” dhe “Bridget Jones: The Edge of Reason”.