Aitutaki, ishulli romantik në Paqësorin e Jugut

Për qindra vjet qarkullojnë legjenda të ndryshme për ishujt magjik dhe të këndshëm të Paqësorit të  Jugut. Kjo pjesë e bukur e botës, me kulturën e saj të ndryshme dhe bukuritë përrallore ka frymëzuar artistë të shumtë nga e mbarë bota.

Në zemër të kësaj pjese historike dhe të pasur kulturore gjenden ishujt Cook, më sakt një grup prej 15 ishujsh të vegjël të cilët janë në një bashkësi të lirë me Zelandën e Re.

Aitutaki1

Me një popullsi prej rreth 2.000 banorësh dhe një sipërfaqe prej 18.05 kilometra katrorë, Aitutaki është një nga ishujt më të njohur dhe më të bukur të këtij rajoni.

Me plazhet e tij me rërë të bardhë, ujët e kthjellët si kristali me ngjyrë bruz dhe pallma të dendura të gjelbra, ishulli Aitutaki me të drejtë mund të quhet një parajsë e vërtetë.

Zhytja, peshkimi tradicional apo thjesht kalimi i ditës  shtrirë në plazhet e mrekullueshme  janë aktivitetet më të popullarizuara.

Aitutaki2

Aitutaki është më i njohuri ndër këta ishuj edhe  për dasmat e shumta, të cilat me të drejtë  quhen “Dasmat në Parajsë”.

Ky ishull romantik është gjithashtu një destinacion i popullorarizuar edhe për kalimin e  muajit të mjaltit, si dhe për  shënimin e përvjetorit të martesës, me një fjalë është  një vendpushim i popullarizuar për të gjitha çiftet e të dashuruarve.

Aitutaki4

Nuk janë të pakta edhe fejesat që kanë ndodhur këtu rëndom në kohën e perëndimit të diellit.

Kjo parajsë magjike ishullore ofron të gjitha llojet e akomodimit, duke filluar  nga paketa  tre-ditore që kushton 350 € për dy persona,  e deri tek  hotelet dhe vilat luksoze ku për të kaluar një natë, një person duhet të paguaj më shumë se 2.000 €. /NGJYRA.COM/

Aitutaki8 Aitutaki6 Aitutaki5 Aitutaki9 Aitutaki7

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply