Një kompleks ri apartamentesh është duke u ndërtuar në Astana, në kryeqytetin e Kazakistanit. Ky kompleks ndër të tjera përfshin edhe një ski-stazë, që fillon në pullazin e ndërtesës dhe përfundon në nivelin e tokës.
Ndërtesa 21 katëshe do të ketë një qendër tregtare në katin përdhesë dhe 421 apartamente në katet tjera të saj.
Kjo do të jetë ndërtesa e parë në botë me stazë për skiatorë, ndërsa pjesa më e mirë e tregimit është se ajo do të ndërtohet nga materiali “snoëflex”, që mundëson ushtrimin e ski-sportit gjatë gjithë vitit.
Nëse kjo është e ardhmja e ndërtimit, mbetet të shihet, megjithatë, duhet pranuar se duket shumë joshëse dhe interesante. /NGJYRA.COM/