Kur bëhesh e vetëdijshme që marrëdhënia jote me të dashurin po ndryshon, posaçërisht në lidhjet e gjata, vëmendja juaj fillon të orientohet tek meshkujt e tjerë.
Mbase deri tani nuk ke menduar për mundësinë që në jetën tënde, krahas të dashurit, mund të paraqitet edhe dikush për të cilin zemra ju fillon të rrahë më shpejt. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë kështu. Çka ndodh kur bëhesh e vetëdijshme për emocionet tuaja ndaj dikujt i cili nuk është i dashuri yt? A është e mundur të dashuroni njëkohësisht të dy.
E mundur është, por këtu fjala është për lloje të ndryshme të dashurisë. Pra, nuk duhet t’i ngatërroni gjërat. Psikologët thonë që në shumicën e rasteve ai i cili papritur ka hyrë në jetën tuaj dhe ka ndezur fantazinë e fjetur, njëkohësisht është ai për të cilin nuk bëhet fjalë për dashuri, por për pasion.
Periudha në të cilën bëhesh e vetëdijshme që marrëdhënia jote me të dashurin ndryshon, posaçërisht në lidhje të gjata, ju shikimin do ta drejtoni tek meshkujt e tjerë. Kjo nuk do të thotë se më nuk e dashuroni të dashurin tuaj, por që ndërmjet jush ka humbur ajo dashuria fillestare nga e cila të dyve ju janë dridhur gjunjët.
Nganjëherë fjala është për flirt fare të parrezikshëm, mirëpo nganjëherë ai kufi lëvizet aq shumë sa mund ta lejosh të hyjë në jetën tënde. Pra, ky është kurthi më i madh – që për shkak të ndjenjave ti po bën diçka të palejueshme ai tjetri të bëhet më tërheqës se sa vërtet mund të jetë, derisa njëkohësisht ndjenjat ndaj partnerit fillojnë të shuhen.
Ajo pastaj që pason duhet patjetër të jetë një rishikim i sinqertë i asaj se çfarë dëshiron në të vërtetë. Prandaj, të këshillojmë që të mos marrësh vendim të shpejtë për shkak të lumturisë fizike të cilën ta sjell dikush tjetër, të braktisësh personin me të cilin të lidhin shumë gjëra të tjera, e ato janë besimi i ndërsjellë dhe mirëkuptimi.
Pasioni shumë shpejt shuhet dhe mund të ndodhë që mu atëherë të dalin në sipërfaqe të gjitha të metat e tij, të cilat mbase mund të jenë më të mëdha nga ato që i ka i dashuri juaj aktual.
Ngrënia me dy lugë mund të jetë opsioni më i keq i mundshëm, sepse askujt nuk i sjell asgjë të mirë. Prandaj, përqendrohu mirë dhe jepja dashurisë suaj edhe një shans. Dhe, nëse edhe pas kësaj nuk mund të gjeni gjuhën e përbashkët, atëherë mbase vërtet ka ardhur koha për ndarje dhe për fillim të një lidhjeje të re. /NGJYRA.COM/