Poli i veriut: 10 lajthitje dhe fakte

Kur flitet për Polin e Veriut shumica mendojnë në Plakun e Vitit të Ri, mirëpo e keni ditur që ku destinacion është “temë e nxehtë” e intrigave? Apo që ka lidhje të veçantë me njëbrirëshat? Në vijim lexoni 10 fakte më interesante mbi vendin më mitik në botë.

Që kur e kanë zbuluar në vitin 1909 Robert Peary, Matthew Henson dhe katër eskimezë, Poli i Veriut është objekt i kontestit ndërkombëtar – disa shtete luftojnë për pronësinë mbi rezervat e tij nëntokësore të naftës. Mund ta vizitoni edhe ju si pjesë e ekspeditës.

1. Ekzistojnë dy pole veriore

polet1

Dallimi nga Poli i Jugut, i cili shtrihet në kontinentin e Antarktikut, nën polin verior nuk ka tokë, por pllaka pluskuese e akullit të Arktikut e cila dimrit zgjerohet, ndërkaq tkurret për gjysmë gjatë verës.

Që gjërat të bëhen edhe më të komplikuara, ekzistojnë dy definicione të Polit Verior. I pari është poli verior magnetik, gjë që, thënë troç, fenomen magnetik i cili ndryshon gjatë ditës, varësisht nga ndryshimet në koren e Tokës. Ndërkaq ekziston edhe poli tokësor verior – ai është pika fikse e cila shënon majën e sferës së Tokës.

Sido që ta definoni, ngrohja globale akoma është problem këtu – duke u shkrirë mbulesa akullnajore, niveli i detit rritet dhe i shkatërron vendqëndrimet e arinjve të bardhë dhe të kafshëve të tjera të cilat jetojnë këtu.

2. Është objekt i kontestit ndërkombëtar

polet2

Një e treta e rezervave të paprekura të naftës gjendet pikërisht në Arktik. Hulumtimi gjeologjik amerikan vlerëson që sasia është edhe më e madhe, sepse ai rajon nuk është i studiuar deri në fund.

Gjërat i komplikon fakti që shumë shtete pretendojnë të drejtën në rajonin e Arktikut: Rusia, Kanadaja, Norvegjia, Danimarka (nëpërmjet Grënlandës) dhe SHBA-ja (nëpërmjet Alaskës).

Secili shtet ka të drejtë të hulumtojë rezerva potenciale në perimetrin prej 320 km nga bregdeti i vet, mirëpo në vitin 2007, Rusia me ndihmën e mininëndetëses ka vendosur flamurin e vendit të vet në fund të Oqeanit arktik në përpjekje që të theksojë pretendimin e vet në atë rajon dhe resurset e veta natyrore – këtë veprim e ka refuzuar OKB-ja dhe aktualisht të gjitha shtetet punojnë në arritjen e zgjidhjes.

3. Poli i veriut ka stinë të vitit

polet3

Mu si edhe gjithkund në botë, temperaturat varen nga stina e vitit. Poli i Veriut shkrihet më shumë në korrik, nëse në kuptimin e ngrohtësisë e konsideroni ngrirjen, sepse atëherë temperatura është rreth 0 gradë celsius, ndërkaq në shkurt temperatura ulet edhe deri në -43 gradë celsius.

Edhe dita zgjat varësisht nga stina e vitit. Alaska, Norvegjia dhe shtetet e tjera të rajonit të Arktikut kanë nga gjashtë muaj dritë dhe gjashtë muaj pothuajse terr total.

4. Megjithatë, ai nuk është vendi më i ftohtë në botë

polet5

Mbase do të befasoheni, mirëpo Poli i Veriut nuk është më i ftohti në Tokë – Poli i Jugut e mban këtë titull (dimrit temperaturat bien edhe në rreth – 60 gradë celsius.

Antarktiku (Poli Jugor) është kontinenti më i lartë në botë, sepse gjendet në pllakë të trashë akullnajore e cila, sërish, në bazën tokësore arrin lartësinë prej 2,7 km nga niveli i detit. Poli Jugor është përbërë nga akulli i hollë arktik, mezi në 30 cm lartësi mbidetare.

5. Atje ka jetë

poli4

Edhe pse shumica e njerëzve kushtet e jetës i konsideron tepër të këqija, në pjesët veriore të Kanadasë dhe në Alaskë jeton fisi Inuit. Nga kafshët aty mund të gjenden arinjtë e bardhë, orkat, balenat kurrizore, dhelpra polare dhe irvasët.

Mirëpo në Polin Verior nuk do të gjeni pinguinë – ata jetojnë në Polin Jugor. Në Arktik jetojnë një lloj zogjsh fluturues të ngjashëm me pinguinët.

6. Plaku i Vitit të Ri nuk është personazhi i vetëm nga legjenda

polet6

A e keni ditur që krijesa e cila i ka inspiruar mitet mbi njëbrirëshat është nga Poli Verior? Narvali, një balenë e vogël që jeton në ujëra të ftohta të rajonit të Arktikut, ka sqep shtizor të gjatë 1,8 – 3 m, gjë që ka marrë emrin “njëbrirësh deti”.

Në shekullin XVI është besuar që narvalët kanë fuqi magjike që shërojnë sëmundjet.

Tani popullimi është në rënie, për shkak të gjuetisë (inuitët i përdorin për mish, sqepat dhe lëkurën e pasur me vitaminë C), të ndryshimeve klimatike dhe të peshkimit të shojzave, që është burim kryesor i ushqimit të tyre.

7. Punëtoria e Plakut të Vitit të Ri gjendet nuk gjendet këtu, por në afërsi

polet9

Punëtoria e Plakut të Vitit të Ri gjendet në Polin Jugor, por në Laponinë finlandeze.

Në qytetin Rovaniemi gjatë tërë vitit mund të vizitohet fshatit të Plakut të Vitit të Ri, t’i dërgohen letra madje edhe nga posta e tij (kanë pulla postare të rajonit të Arktikut) dhe të kalojnë kohën në parkun e Plakut të Vitit të Ri.

8. Edhe ju mund të vizitoni Polin Verior

polet11

Mbase nuk është edhe destinacion i lirë, mirëpo aventura arktike është gjë që bëhet. Quark Expeditions ofron turne të ndryshme me nisje nga Norvegjia dhe Rusia, me çmim prej 4.995 dollarë deri në 23.995 dollarë për një person.

Nëse shkoni në vizitë midis muajve qershor dhe korrik do të keni mundësi t’i shihni arinjtë e bardhë dhe kuajt e detit në ambient natyror, ndërkaq midis gjysmës së korrikut dhe gjysmës së gushtit do të mrekulloheni me florën arktike në lulëzim të plotë.

Nga mesi i gushtit deri në shtator në plan të parë janë zogjtë të cilët fluturojnë drejt jugut.

9. Ka burime të ujërave termale

polet10

Edhe në rajonin e Arktikut mund të gjenden burime të ujërave termale – në Alaskë, në Norvegji, Islandë dhe Rusi – një burim termal gjendet në Ojmjakon të Sibirit, në qytetin më të ftohtë në botë.

10. Çdo vit organizohen maratona

polet12Maratona e Polit Verior reklamohet si maratona më e ftohtë në botë. Mbahet çdo vit nga viti 2002. Vitin e kaluar kanë marrë pjesë 255 garues nga 38 shtete.

Maratona tjetër është mbajtur më 9 prill të vitit 2013 dhe ka kushtuar 15.561 dollarë për një pjesëmarrës – në çmim kanë qenë të përfshira edhe vendosja në Spitsbergen të Grënlandës para dhe pas garës, bileta kthyese e avionit deri në kampin në Polin Verior, transporti me helikopter nëpër rajonin polar, medaljet dhe DVD për kujtim. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply